Lidhje

Dënohet një aleat i afërt i kryeministrit Berluskoni - 2004-12-11


Një gjykatë italiane dënoi një aleat të afërt politik të kryeministrit Silvio Berluskoni me 9 vjet burgim për bashkëpunim me mafian.

Marcello Dell’Utri, senator dhe një ndër themeluesit e partisë Forca Italia të zotit Berluskoni, ishte akuzuar se kishte vepruar si lidhje ndërmjet krimit të organizuar dhe elitës politike dhe të biznesit në Itali.

Zoti Berluskoni i shpëtoi dje shpalljes fajtor në gjyqin për korrupsion, pasi gjykata tha se kishte kaluar afati kohor për të dënuar kryeministrin bazuar në kufizimet ligjore të statutit të vendit.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 8 vjet burgim për zotin Berluskoni nën akuzat se u kishte dhënë rryshfete gjykatësve në vitin 1985 për të bllokuar blerjen nga një rival të një kompanie që zotërohej nga shteti.

Zoti Berluskoni tha se akuzat kishin motive politike.

XS
SM
MD
LG