Lidhje

Konferenca e Marokut - 2004-12-11


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell dhe zyrtarë të rëndësishëm arabë shprehën mosmarrëveshje të mprehta mbi mënyrat për nxitjen e reformave politike dhe ekonomike në botën arabe gjatë një konference në Marok

Sekretari Powell u bëri thirrje vendeve të luftojnë terrorizmin dhe të përqafojnë reformat demokratike për përmirësimin e ekonomive të tyre.

Por pjesmarrësit në takim thanë se vendosja e paqes në rajon, duke zgjidhur mes të tjerash konfliktin arabo-izraelit, është mënyra më e mirë për nxitjen e reformave. Vende arabe e kanë kritikuar administratën Bush për atë që ata e quajnë qendrim të saj të pabalancuar dhe proizraelit në këtë konflikt.

Zyrtarët u takuan sot në “Forumin e së Ardhmes” në Rabat të Marokut. Konferenca ishte pjesë e një nisme të administratës së presidentit Bush, për të nxitur vendet arabe në zhvillimin e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe liberalizimin ekonomik.

Në konferencë morën pjesë ministra nga vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore si dhe nga Grupi i vendeve të industrializuara.

XS
SM
MD
LG