Lidhje

Në Izrael pritet koalicion i ri qeveritar - 2004-12-12


Në Izrael, Partia Laburiste e opozitës vendosi të fillojë bisedime me partinë Likud në pushtet për formimin e koalicionit qeverisës, në kuadër të përpjekjeve për të shpëtuar planin e kryemnistrit Ariel Sharon për tërheqje nga Rripi i Gazës.

Votimi i djeshëm nga komiteti qendror i Partisë Laburiste u mor një ditë pasi soti Sharon kishte ftuar partinë opozitare për të marrë pjesë në qeveri. Ai u bëri një ftesë të ngjashme edhe dy partive fetare.Pritet që bisedimet midis partive të nisin nga fillimi i javës së ardhshme.

Zoti Sharon e humbi shumicën parlamentare këtë muaj, kur ministrat nga partia laike Shinui votuan kundër prjektligjit të tij të buxhetit.

Analistët politikë thonë se zgjerimi i koalicionit qeverisës do të heq presionin nga zoti Sharon për të shpallur zgjedhje të reja dhe do të çoj përpara planin e tij për t’u tërhequr nga 21 vendbanime hebraike në Rripin e Gazës dhe 4 në Bregun Perendimor brenda vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG