Lidhje

Moskë: protesta rreth planeve të Kremlinit për të konsoliduar pushtetin - 2004-12-12


Përkrahës dhe kritikë të presidentit rus Vladimir Putin zhvilluan protesta në Moskë, si reagim ndaj planeve të Kremlinit për të konsoliduar pushtetin.

Qindra kundërshtarë të njohur të presidentit Putin i kritikuan masat ligjore si një hap prapa nga demokracia dhe një shtim i pushtetit autoritar.

Media e kontrolluar nga shteti njoftoi se në Moskë po zhvillohej ndërkohë një protestë tjetër me 15 mijë përkrahës të zotit Putin.

Tubimet u zhvilluan në Ditën e Kushtetutës Ruse, pasi zoti Putin nënshkroi projektligjin për t’i dhënë presidentit pushtet të emërojë kandidatët për guvernatorë. Pritet që parlamenti të miratojë edhe një tjetër propozim të presidentit, i cili synon të eliminojë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të ligjvënësve rusë.

Kremlini tha se ndryshimet nevojiten për të shtuar sigurinë pas incidentit terrorist në një shkollë të Beslanit, nga i cili gjetën vdekjen qindra vetë, pjesa më e madhe fëmijë.//ii

XS
SM
MD
LG