Lidhje

10 irkianë dhe një marins amerikan janë viktimat e fundit në Irak - 2004-12-12


Të paktën 10 irakianë dhe një marins amerikan u vranë dje në disa sulme të kruyengritësve në pjesë të ndryshme të Irakut.

Zyrtarë të sigurimit thanë se ekstremistët sulmuan një stacion policie në Bagdad, duke lënë dy policë të vrarë dhe të paktën dy të tjerë të plagosur. Një polic tjetër u vra në veri të Bagdatit.

Zyrtarët thanë se një sulm në veri të Bagdadit shkaktoi vdekjen e një polici dhe të paktën 7 irakianë humbën jetën dje në sulme të tjera.

Ndërkohë, zyrtarë ushtarak të Shteteve të Bashkuara njoftojnë se një marins amerikan u vra dje në luftime në krahinën perëndimore al-Anbar dhe të paktën 6 ushtarë të koalicionit u plagosën në pjesën veriore të vendit.

Ka njoftime për luftime në ish bazën e kryengritësve të Falluxhës midis forcave amerikane dhe ekstremistëve që vazhdojnë të qendrojnë të ngujuar atje edhe pasi forcat amerikane dhe irakiane e morën qytetin nën kontroll gjatë një ofensive të kohëve të fundit.

XS
SM
MD
LG