Lidhje

Rumani: Udhëheqësi i opozitës, Basescu, deklaron fitoren në garën përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale  - 2004-12-13


Udhëheqësi i opozitës në Rumani, Traian Basescu, deklaroi fitoren në garën përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale në Rumani. Rezultatet zyrtare thuajse përfundimtare tregojnë se zoti Basescu, Kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, siguroi 51,2 për qind të votave në zgjedhjet që u zhvilluan dje. Kryeministri Adrian Nastase që po largohet nga pushteti mori vetëm 49 për qind të votave.

Zoti Nastase e pranoi sot humbjen, duke thënë se i pranon rezultatet, si vullnetin e popullit rumun. Duke folur në Bukuresht, zoti Basesku tha se do të përpiqej për krijimin e një qeverie, e cila do të ndihmonte për realizimin e kërkesës Rumanisë për t’u pranuar në Bashkimin Evropian.

Fitorja e zotit Basesku mund të shënojë një kthesë për Rumaninë. Ai do të zëvendësojë ish-udhëheqësin komunist Ion Iliesku, i cili ka drejtuar politikat e vendit që nga koha e revolucionit të vitit 1989. Zoti Nastase është i Partisë Socialdemokrate në pushtet, politikat e së cilës e kualifikojnë Rumaninë për t’u pranuar në radhët e Bashkimit Evropian. Por shumë vëzhgues politikë thonë se zoti Basesku mundet të jetë më i sukseshëm në zbatimin e reformave që duhet të ndërmarrë Rumanisë për t’u pranuar në Bashkimin Evropian. //bsa//

XS
SM
MD
LG