Lidhje

Athinë: Rrëmbyesit shqiptarë nuk kishin lëndë plasëse - 2004-12-13


Shefi i policisë së Athinës tha se dy shqiptarë të armatosur, të cilët kishin kërcënuar të hidhnin në erë një autobus të rrëmbyer me udhëtarë, nuk kishin me vete asnjë lloj lënde plasëse.

Dy të armatosurit liruan 6 pengjet e fundit dhe iu dorëzuan policisë të enjtën pas mesnate pas një ballafaqimi prej 18 orësh.

Shefi i Policisë, Jorgos Angelakos, tha se të dy rrëmbyesit kishin armë dhe një torbë të zbraztë, për të cilën pretendonin se ishte e mbushur me lëndë plasëse.

Ai tha se dy rrëmbyesit kërkonin një milion dollarë dhe një shofer për të ngarë autobusin deri në Shqipëri. Në një rast, ata kërkuan edhe t’u sigurohej një avion për në Rusi.

Dy të armatosurit e rrëmbyen autobusin të mërkurën heret në një rrugë kryesore midis Athinës dhe qytetit Maratonë. Më pas ata liruan 17 udhëtarë, kurse tre të tjerë, përfshirë shoferin e autobusit, arritën të iknin.

Ministri grek i rendit bëri të ditur identitetin e dy rrëmbyesve shqiptarë. Ai tha se ata janë Leonard Murati dhe Resul Xhaja. //az//

XS
SM
MD
LG