Lidhje

Ashdown përgatitet të marrë masa kundër autoriteteve serbe të Bosnjës  - 2004-12-14


Ndërmjetësuesi më i lartë ndërkombëtar në Bosnjë-Hercegovinë, Paddy Ashdown, po përgatitet të marrë masa kundër autoriteteve serbe të Bosnjës për dështimin e tyre në arrestimin e të dyshuarve për krime lufte.

Një zëdhënës i zotit Ashdown i tha Zërit të Amerikës se masat e planifikuara janë në përgjigje të pengesave të nxjerra nga serbët e Bosnjës ndaj përpjekjeve për krijimin e një force policore të unifikuar për të gjithë vendin.

Zëdhënësi tha se zoti Ashdown do t’i bëjë të njohura këto masa të enjten, por nuk dha hollësi të tjera. Në qershor, zoti Ashdown largoi 60 zyrtarë serb të Bosnjës për shkak të dështimit të tyre për të bashkëpunuar me Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krime lufte për ish-Jugosllavinë.

Javën e kaluar, NATO-ja refuzoi kërkesën e Bosnjës për t’iu bashkuar programit të Partneritetit për Paqe për të njëjtën arsye.

XS
SM
MD
LG