Lidhje

Erdogan: Turqia nuk do të pranojë asgjë më pak se anëtarësinë e plotë në Bashkimin Europian  - 2004-12-14


Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ripohoi se vendi i tij nuk do të pranojë asgjë më pak se anëtarësinë e plotë në Bashkimin Europian pas negociatave me bllokun 25-vendesh.

Komentet e kryeministrit para një grupi ligjvënësish nga Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim erdhën tre ditë para hapjes së mbledhjes së rëndësishme dy ditore të Bashkimit Europian. Udhëheqësit e BE-së do të vendosin në atë mbledhje nëse do të hapin bisedimet për anëtarësim me Ankaranë.

Kritikët e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Europian thonë se këtij vendi duhet t’i ofrohet diçka më pak se partneriteti i zgjeruar në rast se bisedimet dështojnë. Ato vënë në dukje shqetësimet rreth emigracionit, ndryshimeve kulturore dhe historisë së të drejtave të njeriut në Turqi.

Sot, kancelari austriak Wolfgang Schuessel, një nga kritikët kryesor të anëtarësimit të plotë të Turqisë, u takua në Vienë me kryeministrin hollandez Jan Peter Balkenende, vendi i të cilit kryeson Bashkimin Europian.

XS
SM
MD
LG