Lidhje

FMNja mbështet buxhetin e vitit 2005 - 2004-12-15


Gjatë dy javëve të para të këtij muaji një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Julio Escolano diskutoi me autoritetet shqiptare rreth zhvillimeve makroekonomike në vend dhe politikat ekonomike për pjesën e parë të vitit 2005.

Misioni shprehu vlerësime për ecurinë e deritanishme por tërhoqi vëmendjen se "rritja e qëndrueshme që bazohet te eksportet ende nuk ka zënë rrënjë dhe vazhdon të pengohet nga mungesa serioze në infrastrukturë dhe dobësi në qeverisje" . Ai tha se nevojiten "përmirësime në qeverisje dhe klimën e investimeve jo vetëm në fushat ekonomike por edhe në forcimin e shtetit ligjor, respektimin e të drejtave të pronësisë dhe në refromimin e forcimin e sistemit të drejtësisë dhe gjyqësorit".

Zoti Escolano vlerësoi megjithatë projektbuxhetin e vitit 2005: "Buxheti ka shpallur parashikime të besueshme dhe të matura për të ardhurat. Ai i ka rezistuar presioneve paraelektorale duke i bazuar parashikimet për të ardhurat mbi supozime realiste, në linjë me të ardhurat aktuale të mbledhura në 2004 dhe jo mbi buxhetet e mëparshme superoptimiste të cilat kanë mbetur pa u realizuar"

Nga ana e tij edhe minisri i Financave Arben Malaj shpjegoi se projekti i hartuar synon të nxisë rritjen ekonomike të qëndrueshme: "Projeksionet e këtij buxheti edhe pse në një vit elektoral janë realiste dhe objektive dhe bëjnë të mundur që klima elektorale të mos cënojë në asnjë mënyrë konsolidimin fiskal. Momente konkrete të buxhetit 2005 qe i shërbëjnë konsolidimit fiskal.janë: rritja e të ardhurave, kontrolli më i rreptë i shpenzimeve operative, ulja e deficitit, ulja e huamarrjes së brendshme, ulja e borxhit publik".

Por partia demokartike në opozitë e ka kundërshtuar ashpër duke e quajtur projektbuxhetin si rrrënues për arsimin, shëndetësinë dhe pnsionistët. Kryetari Sali Berisha deklaroi se ky buxhet është io papranueshëm: "Parlamenti nuk mund të pranojë këtë buxhet. Ky buxhet është i atyre që vjedhin edhe natën, edhe kur flejnë i kanë xhepat duke vjedhur, që nuk kanë moral, që nuk kanë shpirt që nuk kanë ndjesira njerëzore" Kryetari i partisë demokratike njoftoi se partia e tij do të ndërmarre nisma për përmirësimin e buxhetit, rritjen e ndjeshme së paku me 40 përqind te fondeve për arsimin, e po ashtu një rritje thelbësore edhe për shndetësinë dhe pensionistët.

XS
SM
MD
LG