Lidhje

Konferencë për mbështetjen e planeve ekonomike të presidentit Bush - 2004-12-16


Shtëpia e Bardhë po organizon një konferencë ekonomike dyditore këtu në Washington për të fituar mbështetje për planet ekonomike të presidentit Bush në mandatin e tij të dytë që fillon në janar.

Konferenca e Shtëpisë së Bardhë filloi një ditë pas lajmit se të deficiti tregëtar kishte arritur në vlera rekord në tetor me 55 presje 5 miliardë dollarë. Shpenzimet e konsumatorëve për mallrat e importit dhe ato të vendit janë ende të larta. Shtetet e Bashkuara kanë gjithashtu një deficit të madh buxhetor dhe ka patur sugjerime se çdo ndryshim ekonomik si shkurtimi i përhershëm i taksave apo reformimi i thellë i sistemit të sigurimeve shoqërore nuk duhet të shtojnë sasinë e parave që qeveria duhet të marrë hua.

Por nënpresidenti Dick Cheney tha se rritja ekonomike që pasqyrohet në rritjen e mallrave të importuara që sjellin shtimin e deficitit tregëtar po ul gjithashtu deficitin buxhetor.

"Rritja ekonomike po ndihmon në uljen e deficitit federal. Si rezultat deficiti i këtij viti ishte rreth 100 miliardë dollarë më pak se sa çishte parashikuar. Disiplina buxhetore është tepër kritike për uljen e deficitit. Kemi ende punë për të bërë dhe besojmë se po ecim në rrugën e duhur".

Në takimin me kryeministrin italian, presidenti Bush u tha gazetarëve se administrata e tij kupton rëndësinë e uljes së deficitit, pjesërisht për të forcuar dollarin i cili ka rënë ndjeshëm ndaj euros dhe jenit japonez gjatë javëve të fundit. Ai premtoi të punojë me kongresin për t’u dërguar sinjale të qarta tregjeve financiare.

"Do të bëjmë çështë e mundur në sesionin e ardhshëm legjislativ tu dërgojmë një sinjal të qartë tregjeve se po punojmë për të përmirësuar deficitin duke shpresuar se kjo do ti bëjë njerëzit të kërkojnë të blejnë dollarë", tha presidenti.

Claude Barfield me grupin kërkimor American Enterprise Institute thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të ulin deficitin tregëtar dhe buxhetor por nuk mund të presësh që ekonomia amerikane të mbështesë ekonominë botërore.

"Shtetet e Bashkuara duhet të përmirësojnë ekonominë e tyre dhe ti bëjnë edhe qeveritë e Evropë dhe veçanërisht Japonë të përkrahin politika pro-rritjes ekonomike".

Presidenti Bush ka në plan një numër ndryshimesh në politikat e tij ekonomike përfshi kufizimet e aktpadive për shkelje në praktikat mjekësore dhe proceset gjyqësore që paralizojnë bizneset amerikane. Përveç pyetjes se cila do të jetë kostoja e reformave, grupe të fuqishme si shoqatat e avokatëve dhe të pensionistëve kanë shprehur kritika për disa ndryshime dhe kërkojnë garanci që ndryshimet në sigurimet shoqërore nuk do të sjellë shkurtim të shërbimeve për përfituesit e tyre.

XS
SM
MD
LG