Lidhje

Serbia dorëzon trupat e 44 shqiptarëve të zhdukur - 2004-12-16


Trupat e 44 shqiptarëve të zbuluar në dy varreza masive në Serbi u janë dorëzuar sot autoriteteve të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Autoritetet serbe që nga fillimi i këtij viti kanë dorëzuar trupat e 138 shqiptarëve, ndërsa në përgjithësi deri tash janë kthyer 378 trupa. Edhe më tej në Serbi kanë mbetur trupat e zhvarrosur të rreth 650 shqiptarëve.

Të gjithë ata janë zbuluar në tri varreza masive në Serbi ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot në Merdare, vendkalim kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë se kthimi i pjesshëm i trupave të të vrarëve është zgjatur shumë dhe kthimi i tyre duhet të jetë më i shpejtë.

Ndriçimi i fatit të personave të zhdukur vazhdon të mbetet një nga trashëgimitë më të dhimbshme te luftës në Kosovë. Sipas autoriteteve në Kosovë, në listat e të zhdukurve janë emrat e mbi 3 mijë personave,shumica prej të cilëve pjesëtarë të komunitetit shqiptar.

XS
SM
MD
LG