Lidhje

Tirana zyrtare dënon krizën e pengjeve në Athinë - 2004-12-16


Autoritetet dhe forcat politike shqiptare kanë dënuar aktin e djeshëm të dy emigrantëve shqiptarë të cilët mbajtën peng per orë të tëra një autobus me pasagjerë në Athinë. Minisria e jashtme shqiptare u shpreh së dënon mënyrën kriminale të këtij akti duke kërkuar që ky veprim të mos identifikohet me të gjithë shqiptarët që jetojnnë e punojnë në Greqi. Në të njejtën linjë ka qenë edhe Partia Demokratike e cila ka kërkuar të mos ketë përgjegjësi kolektive.

Në Shqipëri ngjarja e ndodhur në Athinë ky dy shqiptarë u bënë protagonistë të një pengmarrje zgjoi nga njëra anë dënimin ndaj këtij akti dhe nga ana tjetër shetësimin ëpr pasojat që mund të kishte në punën dhe jetën e qindra mijëra shqiptarëve të tjerë në Greqi, shtet i cili njihet për shkallën e lartë të racizmit vecanërisht ndaj emigrantëve shqiptarë.

Sot Ministria e Jashtme me anë të një deklarate shprehu keqardhjen e saj të thellë për ngjarjen e djeshme të rrëmbimit të një autobuzi në periferi të Athinës dhe dënoi natyrën kriminale të këtij veprimi që fatmirësisht përfundoi pa pasoja. Në të njetën kohë në deklaratë thuhet se akte të tilla nuk identifikojnë qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë ndershmërisht në Greqi, duke dhënë kontributin e tyre në shoqërinë greke dhe në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ministria e Jashtme e Shqipërisë kërkon që kjo ngjarje nuk do të cënojë frymën e mirkuptimit, miqësisë dhe bashkëpunimit që karakterizon marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Edhe partia demokratike forca kryesore e opozitës e dënoi ngjarjen e djeshme duke kërkuar që të mos ketë përgjegjësi kolektive. Sekeretari për Marrëdhëniet me Jashtë Besnik Mustafaj deklaroi se pergjegjësia është individuale dhe se ajo nuk implikon komunitetin shiptar që po bën përpjekje për tu integruar në shoqërinë greke.

Shqetësimi për reagimet ndaj shqiptarëve në Greqi ështe shprehur edhe nga shtypi i këtushëm i cili ka raportuar edhe për disa incidente me emigrantë shqiptarë në Greqi. Rasti më flagrant i dhunës antishqiptare u shënua pak muaj më parë kur emigrantë të shumtë u bënë objekt sulmesh dhe fyerjesh vetëm pse kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi ndaj kombëtares greke.

Njoftimet nga Athina flasin se dy pengmarresit shqiptarë Leonard Murati dhe Gazmir Resuli i deklaruan sot një gjykate greke se rrëmbimin e autobuzit të audhëtarëve e kishin bërë dje për të përfituar një shumë të konsiderushme të hollash.

Burime zyrtare greke njoftuan se gjykata e shkallës së Parë të Athinës dha arrestin me burg për dy pengmarrësit. Edhe gjatë ditës së sotme kriza e pengjeve përbën interesimin qëndror të mjeteve greke të informimit. Ministri grek i rendit Bulgaraqis ka perseriur ne deklarimet e tij ne mbremje per televizionin grek Antena qendrimin se incidenti i pengmarrjes nuk duhet të ndikojë negativisht në trajtimin nga qytetarët grekë të emigrantëve shqiptarë. Edhe gjatë orëve të mbadites ka vijuar në pikat e kalimit kufitar në Jug të Shqipërisë kthimi i emigrantëve shqiptarë nga Greqia.

Vlerësohet se mbi 3000 emigrantë kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë ditës së sotme në Pikën Kufitare të Kakavijës. Policia greke mbi bazë të një marrëveshje me palën shqiptare do të punojë në shërbimin ndaj emigrantëve edhe orëve të vona të natës.

XS
SM
MD
LG