Lidhje

BE - Takim i nivelit të lartë në Bruksel - 2004-12-16


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po shkojnë në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel për një takim dyditor të nivelit të lartë, ku do të diskutohet mes të tjerash kërkesa e Turqisë për anëtarësim.

Sot, Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso e nxiti Turqinë që të njohë qeverinë e ishullit të ndarë të Qipros, një vend anëtar i Bashkimit Evropian. Vetëm Turqia mban marrëdhënie me pjesën turke të Qipros.

Ndërkohë, kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan u takua, ose bëri biseda telefonike në Bruksel me krerë shtetesh dhe qeverish të Bashkimit Evropian.

Disa vende të Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësimin për anëtarësimin e mundshëm të Turqisë, për shkak të shqetësimeve për gjendjen e të drejtave të njeriut.

Ndërkohë, organizata Gazetarë pa Kufi tha sot se Turqia i ka ende të ulëta standardet për lirinë e shtypit, në krahasim me ato evropiane. Por organizata as nuk sugjeroi, as kundërshtoi bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG