Lidhje

Ndihmës zëvendës sekretarja amerikane e shtetit Ketlin Stivens takohet me zyrtarë të lartë të Beogradit - 2004-12-17


Në një konferencë për gazetarët, pas takimit me shefin e diplomacisë së Unionit serbomalazez, Vuk Drashkoviç, diplomatja amerikane Keltin Stivens tha se lidhur me bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës, qëndrimi amerikan është i njëjtë për Kosovën si edhe për çdo vend tjetër dhe se nga të gjithë pritet një bashkëpunim më i plotë me këtë gjykatë. Pyetjes se cili është qëndrimi i Shteteve të Bashkuara ndaj zgjedhjes së zotit Ramush Haradinaj kryeministër i Kosovës, ajo iu përgjigj se adminsitrata amerikane e mbëshetet shefin e UNMIKut, Soren Jesen Petersen dhe qëndrimin e tij lidhur me zgjedhjen dhe formimin e qeverisë së Kosovës.

Zonja Stivens tha se e ardhmja e Serbisë dhe Malit të Zi është në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ajo shtoi se administrata amerikane është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit me Beogradin, jo vetëm në planin e Kosovës por edhe lidhur me të gjitha çështjet tjera, për të cilat ka shfaqur shpresën se do të arrihet përparim deri në vitin e ri. Diplomatja amerikane tha se të enjten, në kuadrin e përpjekjeve të Grupit të Kontaktit, vizitoi Kosovën ku bisedoi me përfaqësuesit e UNMIK-ut, të institucioneve kalimtare dhe të serbëve të Kosovës. Ajo tha se kishte ardhur në Beograd për ti njohur zyrtarët e Serbisë dhe të Malit të Zi me përshtypjet e veta dhe për të dëgjuar mendimin e tyre lidhur me Kosovën. Sipas fjalëve të saj, përveç përparimit që është shënuar pas muajit mars në aspektin e sigurimti në Kosovë, nevojitet përparim edhe në planin politik, siç është decentralizimi në mënyrë që të krijohet një mjedis i qendrueshëm.Ajo tha se në planin e realizimit të standardeve nuk është arritur përparim dhe ka mbetur shumë për të bërë.

Minsitri i Jashtem i Unionit Serbomalazez, Vuk Drashkoviç shfaqi shpresën se çështja e bashkëpunimti me Hagën si çështje kyçe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO, do të zgjidhet gjatë javëve të ardhshme. Ai përsëriti qëndrimin se është më se urgjent dialogu serbo-shqiptar në Kosovë por edhe ai midis Beogradit e Prishtinës, dhe Beogradit e Tiranës me pjesëmarrjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të Grupit të Kontaktit.

Në takimin me ndihmës zëvendës sekretaren amerikane të shtetit Stivens, Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica kërkoi që Beogradi të inkuadrohet direkt dhe barabar në bisedimet për decentralizimin e Kosovës sepse, theksoi ai, kjo është forma më e mirë për të bërë përparim në sigurimin e garancive institucionale të cilat do ta përmirësonin gjendjen e të drejtave të njeriut, para se gjithash të bashkësisë serbe në Kosovë".

Në bisedë me ministrin e Mbrojtjes të Unionit serbomalezez, Përvosllav Daviniç, zonja Stivens, e cila është përfaqësuese amerikane në Grupin e Kontaktit plus, theksoi se përfaqësuesit e këtij grupi presin që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj t’i pranojë me përgjegjësi vendimet e mundshme të Gjykatës së Hagës, që të mos ballafaqohet me masa tjera, u njoftua pas takimit. Ajo tha gjithashtu se pret një pjesëmarrje më të madhe të serbëve në institucionet kalimtare të Kosovës.//ii

XS
SM
MD
LG