Lidhje

BE: Bisedimet për antarësimin e Turqisë mund të fillojnë në tetor 2005 - 2004-12-17


Bashkimi Evropian tha se ka në plan të fillojë bisedimet për antarësim me Turqinë tetorin e ardhshëm, por me kusht që Turqia të njohë më parë qeverinë greke të Qipros. Udhëheqësit e organizatës me 25 anëtarë e morën këtë vendim mbrëmë gjatë një takimi të nivelit të lartë dy ditor në Bruksel.

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ende nuk ka thënë nëse do ta pranojë ofertën. Ai u tha gazetarëve se bisedimet do të vazhdojnë sot dhe se shpreson që çdo gjë do të zgjidhet më së miri. Ai kishte kërkuar fillimin e shpejtë të bisedimeve pa kushte të tjera.

Ministri i jashtëm turk Abdullah Gul e kishte përjashtuar më parë mundësinë e njohjes së qeverisë greke të Qipros, e cila u bë anëtare e Bashkimit në maj. Qiproja ka qenë e ndarë në pjesën jugore greke dhe atë veriore turke që nga viti 1974.

XS
SM
MD
LG