Lidhje

Rumani: Kryebashkiaku i Bukureshtit, Traian Basesku, fiton zgjedhjet presidenciale - 2004-12-17


Kryetari bashkisë së Bukiureshtit, Traian Basesku, fitoi zgjedhjet presidenciale të Rumanisë me rezultat të ngushtë. Rivali i tij, Kryeministri Adrian Nastase, pranoi humbjen një ditë pas raundit të dytë të votimit të 12 dhjetorit. “Ky është vendimi i popullit rumun dhe unë e respektoj atë”, tha zoti Nastate.

Vëzhguesit e pavarur njoftuan për disa parregullsi në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, si edhe në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në fillim të dhjetorit. Këto parregullsi duhen hetuar, thotë zëdhënësi i Departaemntit amerikan të Shtetit, Riçard Bauçer. Por, nuk ka të dhëna, thekson ai, se ato patën ndikim mbi rezultatin përfundimtar: “Përgjithësisht, tha zoti Bauçer, ne jemi të kënaqur të shohim zhvillimin e zgjedhjeve të hapura, të lira dhe të drejta dhe për këtë ne e përshëndesim popullin rumun. Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë dërgoi atje vëzhgues të saj, gjithsej 15 ekspertë ndërkombëtarë për të ndihmuar në procesin e zgjedhjeve. Ata vunë në dukje disa probleme administrative në këto zgjedhje, por theksuan se përgjithësishtata ishin të kënaqur me zhvillimin e votimit.”

Presidenti George Bush i telefonoi presidentit të zgjedhur rumun më 15 dhjetor për ta uruar atë. Presidenti Bush ths se Shtetet e Bashkuara shpresojnë ta vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me Rumaninë.

Zoti Basesku, ish kapiten anijeje, do të zëvendësojë Presidentin Ion Iliesku. Me përjashtim të pak viteve nga fundi i dhjetëvjeçarit të kaluar, zoti Iliesku ka mbisotëruar jetën politike të Rumanisë që nga përmbysja e diktatorit komunist, Nikolla Çausesku, në vitin 1989.

Ndërkohë, Rumania u ftua në vitin 2002 të hyjë në radhët e Natos dhe ajo u bë anëtare e aleancës nga fillimi i këtij viti. Tani, Rumania kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, një aspiratë e mbështetur si nga zoti Basesku ashtu edhe nga Kryeministri Nastate. “Që nga çlirimi i saj prej komunizmit, tha Presidenti Bush në vitin 2002, Rumania ka bërë një trasferim historik. Në vend të urrejtjes, u tha ai rumunëve, ju keni përzgjedhur toleancën. Në vend të rivaliteteve rrënimtare me fqinjtë tuaj, ju keni ndjekur rrugën e pajtimit dhe në vend të kontrollit shtetëror, ju keni marrë rrugën e tregjeve të lira dhe të shtetit ligjor.”

Dhe siç tregojnë zgjedhjet efundit, komentet që presidenti Bush bëri më 2002, ende janë të vërteta për Rumaninë: “Në vend të diktaturës, Rumania ka ndërtuar një demokraci krenare që funksionon.”

XS
SM
MD
LG