Lidhje

Kakavijë: Bllokohen 15 kilogram heroinë - 2004-12-18


Policia e Gjirokastrës bllokoi të shtunën të paktën 15 kilogram heroinë dhe tre armë zjarri në pikën kufitare të Kakavijës.

Droga u gjet në një autoveturë me targa greke të tipit Rover, ndërkohë që shoferi i autoveturës u arrestua. Burime paraprake thonë se i arrestuari është nga qyteti i Fierit, por për arsye hetimesh polica e Gjirokastrës nuk e ka bërë akoma të njohur identitetin e tij.

Policia e Kakavijës, sipas burimeve në vendngjarje, dyshoi për makinën që mbante targa të huaja.

Gjatë një kontrolli të imtë në serbatorin e saj policia gjeti të maskuar në një hapësirë metalike sasinë e drogës dhe tre pistoletat.

Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër që në pikën kufitare të Kakavijës bllokohet heroinë.

Pak ditë më parë tre persona u arrestuan, ndërkohë që në makinën e njërit prej tyre u bllokuan 3.5 kilogramë heroinë.//ii

XS
SM
MD
LG