Lidhje

ë - 2004-12-18


Ministria e jashtme e Turqisë tha se disa roje turke sigurimi u vranë dje në një pritë në qytetin Mosul të Irakut verior.

Zyrtarë turq thanë se viktimat po shkonin në ambasadën turke në Bagdad. Ata nuk thanë se sa roje ishin vrarë në sulm, por theksuan se 4 prej tyre arritën të iknin.

Në një zhvillim tjetër, Shtetet e Bashkuara njoftuan se i falën Irakut borxhin prej më shumë se 4 miliardë dollarësh.

Ky vendim pason marrëveshjen e arritur muajin e kaluar nga Klubi i Parisit, i përbërë nga vende kreditore, për t’i falur Irakut 80 për qind të borxheve që Bagdadi u ka atyre. Në këtë klub bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Japonia, Rusia, Kanadaja, Australia dhe një numër vendesh evropiane.

Zyrtarët amerikanë u kanë bërë thirrje vendeve të tjera kreditore që të bëjnë të njëjtën gjë.

XS
SM
MD
LG