Lidhje

Siria fillon tërheqjen e trupave nga Libani - 2004-12-19


Damasku njoftoi se po tërheq forca të tjera nga pozicionet të rëndësishme në Liban, ndërkohë që trysnia ndërkombëtare ndaj Sirisë për t’i dhënë fund pranisë së saj ushtarake thuajse 30 vjeçare në atë vend vazhdon të rritet.

Zyrtarë ushtarakë libanezë thanë dje se vendimi për tërheqje ishte arritur me pëlqimin e të dyja vendeve. Ata theksuan se anëtarë të personelit sirian, përfshirë zyrtarë të zbulimit, do të tërhiqen nga aeroporti ndërkombëtar i Beirutit dhe nga qyteti Batrun në Libanin verior.

Ky vendim pason një transferim të trupave siriane nga pozicionet përreth Beirutit në Luginën lindore Beka, pranë kufirit me Sirinë. Ridislokimi u bë pasi Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë në shtator, në të cilën bëhet thirrje për largimin e trupave të huaja nga Libani.

Siria vazhdon të mbajë në Liban një forcë prej 14 mijë trupash.

XS
SM
MD
LG