Lidhje

Në Irak fillon marrja në pyetje e ndihmësve të Sadam Hysenit - 2004-12-19


Dy nga ish ndihmësit e Sadam Huseinit dolën dje para një gjyqtari irakian për t’iu përgjigjur pyetjeve para se të hapen proceset gjyqësore për krime lufte kundër anëtarëve të regjimit të mëparshëm.

Anëtarët e gjykatës speciale morën dje në pyetje ish ministrin e mbrojtjes të regjimit të Sadam Huseinit, Sulltan Hashim Ahmad, dhe kushëririn e zotit Husein, Ali Hasan al-Mexhidin, i njohur edhe si Aliu Kimik.

Kundër këtyre dy ish zyrtarëve të lartë ende nuk janë ngritur akuza, por pritet që ata të gjykohen për krime të kryera kundër shiitëve dhe kurdëve të vendit dhe për pushtimin e Kuvajtit në vitin 1990.

Ndërkohë, kryengritësit sulmuan një qendër për regjistrimin e votuesve në Duxhail, në veri të Bagdadit, duke vrarë të paktën një civil dhe plagosur disa të tjerë.

Në qytetin verior të Mosulit, një person u vra dhe të paktën 6 të tjerë u plagosën kur një bombë goditi një autobus shkolle afër një patrulle amerikane.

XS
SM
MD
LG