Lidhje

Freedom House: Rusia vend-jo i lirë - 2004-12-20


Një grup në mbështetje të demokracisë me qendër në Shtetet e Bashkuara dënoi zhvillimet e fundit politike në Rusi, duke thënë se vendi po shkon drejt pushtetit autoritar.

Në anketën e saj globale vjetore, Freedom House tha se tani ajo e klasifikon Rusinë si një vend “jo të lirë” me të drejta të kufizuara politike dhe civile. Sipas anketes, tek presidenti rus Vladimir Putin ekziston një prirje për të përqendruar autoritetin politik, për të kërcënuar shtypin, dhe për të politizuar sistemin e forcave të rendit në vend.

Sipas anketimit, këto ndryshime shënojnë atë që Freedom House e quan si prirje të rrezikshme dhe shqetësuese drejt autoritarizmit në Rusi.

Në anketën e saj, Freedom House, kishte paraqitur me rezultate më të ulëta për të drejtat politike dhe civile, Burmën, Çeçeninë, Kubën, Libinë, Korenë e Veriut, Arabinë Saudite, Tibetin dhe Tyrkmenistanin.

Armenia akuzohet për pushtet të papërgjegjshëm dhe jo-demokratik dhe, thuhet ne anketim, Bjellorusia mbetet vendi i fundit i lirë në Europë. Grupi nuk vuri në dukje zhvillime pozitive politike në Ukrainë dhe Gjeorgji.// lk //

XS
SM
MD
LG