Lidhje

Ushtria amerikane fillon hetimet për shpërthimin e Mosulit - 2004-12-20


Ushtria amerikane në Irak dërgoi një ekip ekspertësh ligjorë në qytetin verior të Mosulit, për të zhvilluar hetime lidhur me një shpërthim masiv që ndodhi dje në një bazë amerikane, ku u vranë 22 persona dhe u plagosën 72 të tjerë.

Sipas njoftimeve të para, mensa e ushtrisë u godit nga një raketë, ose nga një predhë mortaje. Por ushtria tha se nuk po përjashton asnjë mundësi se si mund të jetë kryer sulmi. Grupi ektremist që mori përgjegjësinë për sulmin tha se ai ishte një sulm vetëvrasës.

Mes të vrarëve, 13 ishin nga personeli ushtarak amerikan, pesë civilë amerikanë dhe një i huaj, por jo-amerikan, i paidentifikuar. Shumica e të plagosurve ishin pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe të plagosurit më rëndë i çuan sot në spitalin e bazës ushtarake amerikane në Gjermani.

Sot, rrugët Mosulit ishin të shkreta, nuk kishte lëvizje civilësh dhe tanket dhe trupat amerikane kanë zënë pozicione në të gjithë qytetin.

XS
SM
MD
LG