Lidhje

Lirohen dy pengje në Irak: dy gazetarë francezë - 2004-12-21


Kryengritësit irakianë liruan dy gazetarë francezë të marrë peng gushtin e kaluar. Në Paris, Kryeministri francez Jean-Pierre Raffarin njoftoi parlamentin për lirimin e tyre pak pasi rrjeti televiziv al-Jazeera e dha këtë lajm.

Gazetarët u rrëmbyen në gusht ndërsa udhëtonin nga Bagdadi për në Naxhaf. Një grup kryengritësish të vetëquajtur Ushtria Islamike e Irakut fillimisht kërcënoi t’i vriste dy gazetarët, nëse Franca nuk do ta hiqte ndalimin e shamive islamike të kokës në shkollat publike. Por në fillim të kësaj jave, Ministri i Jashtëm francez Michel Barnier tha se besonte që dy gazetarët ishin akoma gjallë dhe mirë me shëndet.

XS
SM
MD
LG