Lidhje

Drashkoviç i bën thirrje Beogradit të bashkëpunojë me Hagën  - 2004-12-21


Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi tha se vendi i tij do të lihej jashtë procesit të integrimit Euro-Atlantik, nëse nuk do të bashkëpunonte me Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë.

Ministri Vuk Drashkoviç e bëri këtë koment sot gjatë një fjalimi para parlamentit në Beograd. Zoti Drashkoviç është një prej disa zyrtarëve të Beogradit, të cilët u kanë bërë thirrje autoriteteve të bashkëpunojnë me Gjykatën, duke arrestuar dhe ekstraduar të dyshuarit për krime lufte.

Në fillim të këtij muaji, ndihmësit e presidentit të Serbisë dhe Malit të Zi, Svetozar Marovic, thanë se ai ka marrë kërcënime me vdekje pasi kishte bërë thirrje për bashkëpunimin e plotë të vendit të tij me Gjykatën e Hagës. Por kryeprokurorja e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte Carla del Ponte i ka akuzuar vazhdimisht autoritetet serbe për mungesë bashkëpunimi me Gjykatën.

XS
SM
MD
LG