Lidhje

Shqipëri: përfundoi procesi i përmirësimit të Kodit Elektoral - 2004-12-21


Në Shqipëri ka përfunduar procesi i përmirësimit të Kodit Elektoral. Zyra e OSBE-së në Tiranë njoftoi dje se ekspertët e saj të cilët kanë punuar për përshtatjen e rekomandimeve të ODHIR-it dhe Këshillit të Europës, njoftuan se kanë dorëzuar tërë paketën ligjore. Ndërkohë edhe Komisioni Parlamentar ka gjetur konsensusin për disa nga cështjet e debatueshme dhe

tashmë të gjitha ndryshimet do të shqyrtohen në seanccën e ditës së enjte të parlamentit.

Nuk do të ketë më nevojë për afate të reja kohore për realizimin e përmirësimeve të Kodit electoral. Komisioni i posacëm i parlamentit që duhet të kishte përfunduar punën që në muajin shtator ka rënë dakort tashmë për të gjitha cështjet. Cështjet të cilat kishin mbajtur peng

kohët e fundit këtë komision si procedura e vendimmarrjes në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve apo ajo e numërimit të votave janë zgjidhur. Për disa nga vendimet e rëndësishme si shpallja e rezultateve, apo përllogaritja e proporcionalit, Komisioni Qëndror do të vendosë në raportin 5 me 2 të votave duke shmangur kështu cdo mundësi që vendimet e tij të quhen politikisht të motivuara. Po ashtu është rënë dakort që në ndryshim nga më parë, numërimi i votave të bëhet në Komisionet zonale duke i lënë jashtë kësaj procedure qëndrat e votimit. Një zgjidhje që mendoeht të jetë në favor të shmangies së manuipullimeve të mundshme apo të bllokimit të procesit.

Dy bashkëkryetarët e komisionit të posacëm parlamentar i thanë Zërit të Amerikës se e gjithë paketa e ndryshimeve do të kaloje për miratim në parlament në seancën e ardhshme të ditës së enjte.

Përfundimin e punës për përshtatjen në Kodin electoral të rekomandimeve të ODHIR-it dhe Këshillit të Europës e njoftoi sot edhe zyra e Osbe-së në Tiranë e cila asistoi Komisionin Parlamentar. Ekspertët e Osbe-së sipas njoftimit gjatë 75 mbledhjeve dhe 250 orëve të punës, GET-i hartuan amendamente për Kodin Zgjedhor aktual lidhur me çështje si organizimi dhe

funksionimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe komisioneve të nivelit të mesëm e të ulët; listat e zgjedhësve dhe ligji për verifikimin, identifikimin dhe regjistrimin e zgjedhësve nga njësitë e qeverisjes vendore; ankimimet dhe apelimet, si dhe financimi i fushatës zgjedhore

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreson që paralmenti, i cili ka përgjegjësinë përfundimtare

për rezultatin e reformës zgjedhore, të zhvillojë të gjitha diskutimet për projektligjin dhe të dalë me një rezultat gjatë ditëve të ardhshme.

Miratimin sa më të shpejtë të ndryshimeve në Kodin elektoral e ka kërkuar edhe Komisioni Evropian. Në rekomandimet e dala në përfundim të dy raundeve të bisedimeve politike mes palës shqiptare dhe ekspertëve europianë për marrëveshjen e Asocim Stabilizimit janë përcaktuar afate konkrete kohore për përgatijen e zgjedhjeve të ardhshme. Mes këtyre afateve ishte dhe miratimi brenda muajit dhjetor i ndryshimeve në kodine elektoral dhe ndarja e zonave zgjedhore. Kjo cështje e fundit, në ndryshim nga pikat e tjera, është shoqëruar me debate të shumta dhe përplasje të forta mes dy partive më të mëdha, prandaj pritet që fjalën e fundit ta thotë parlamenti.

XS
SM
MD
LG