Lidhje

Freedom House: Shqipëria, vend pjesërisht i lirë - 2004-12-21


Organizata Freedom House shpalli dje listën e klasifikimit të vendeve të botës më të lira, pjesërisht të lira dhe jo të lira. Shqipëria klasifikohet si një vend pjesërisht i lirë, ashtu siç ishte edhe vitin e kaluar.

Freedom House i klaisifikon vendet për liritë politike dhe liritë civile sipas një sistemi prej 7 pikësh, ku 1 është vlerësimi më i lartë dhe 7 më i ulti. Shqipëria ka marrë 3 pikë si për liritë politike edhe për liritë civile, që e rendisin këtë vend si pjesërisht të lirë. Raporti i plotë i vendeve të veçanta do të botohet pas disa muajsh.

Në raportin e vitit të kaluar Freedom House e kritikonte Shqipërinë për paaftësinë dhe prirjen për korrupsion të organeve të drejtësisë dhe atyre të rendit. Raporti përmend studimin e Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar që e klasifikonte Shqipërinë si një ndër vendet më të korruptuara në rajon dhe një studim i Bankës Botërore i vitit 2002 ku theksohet se korrupsioni në Shqipëri është sistematik dhe i institucionalizuar.

Mosmarrëveshjet politike në Shqipëri dhe paqëndrueshmëritë e vazhdueshme brenda partisë socialiste, theksonte Freedom House e kanë penguar seriozisht vendin në aspiratat e tij drejt Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG