Lidhje

Kryeministri Bler i jep shtytje paqes në Lindjen e Mesme - 2004-12-22


Kryeministri britanik Tony Blair propozoi mbajtjen e një konference ndërkombëtare në Londër vitin e ardhshëm, e cila do të përqëndrohet në forcimin dhe reformimin e administratës palestineze.

Zoti Blair foli sot lidhur me këtë propozim në takimet e veçanta që pati me kryeministrin izraelit Ariel Sharon në Jeruzalem dhe me udhëheqësin palestinez Mahmud Abbas në Ramallah. Udhëheqësi britanik tha se konferenca e propozuar prej tij do të ndihmonte në përgatitjen e palestinezëve që ata përfitojnë nga plani izraelit për tërheqjen nga Rripi i Gazës.

Zoti Abbas tha se konferenca do të ishte hapi i parë në gjallërimin e bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme që kanë ngecur. Ai tha se palestinezët janë të përkushtuar për demokracinë, si dhe për të negociuar mbi marrëveshjen e paqes me Izraelin.

Kryeministri Sharon tha se mbështet idenë e një konference të tillë, por ai shtoi se Izraeli nuk do të marrë pjesë në të. Zoti Blair vazhdon vizitën e tij të shkurtër në Lindjen e Mesme, pas një vizite të papritur dje në Irak.

XS
SM
MD
LG