Lidhje

BE-ja mund të miratojë masa disiplinore kundër Greqisë - 2004-12-22


Zyrtari më i lartë i financave të Bashkimit Evropian u bëri thirrje shteteve anëtare të miratojnë masa disiplinore kundër Greqisë e cila nuk arriti të mbante nën kontroll shpenzimet publike.

Kominisioneri i Financave të Bashkimit Evropian Joaquin Almunia shprehu shresën sot në Bruksel se ministrat e financave të bashkimit që do të takohen muajin e ardhshëm, do të miratojnë rekomandimet e tij.

Zoti Almunia tha se Greqia nuk po bën sa duhet për ta ulur deficitin buxhetor nën tre përqindëshin e prodhimit të përgjithshëm bruto gjatë vitit të ardhshëm. Niveli prej tre përqind është një kërkesë e rëndësishme për vendet që përdorin monedhën e euros.

Greqia kohët e fundit pranoi se ka patur një deficit buxhetor më të lartë se tre përqind për disa vite dhe se u pranua në zonën e Euros në vitin 1999 duke paraqitur shifra të gabuara të buxhetit.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë se Greqia mund të përballet me sanksione financiare në se nuk arrin të ulë shpenzimet publike.

XS
SM
MD
LG