Lidhje

Putin: Rusi, SHBA mbeten partnerë - 2004-12-23


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se vendi i tij dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten partnerë, por ai e kritikoi Perëndimin për një sërë çështjesh, midis të cilave edhe për Irakun. Gjatë konferencës së shtypit sot presidenti Putin tha se ka dyshime serioze në se në Irak mund të zhvillohen zgjedhje demokratike, në një kohë që vendi është i pushtuar.

Zoti Putin tha se ai mendon që Perëndimi ka standarte të dyfishta lidhur me zgjedhjet dhe të drejtat e njeriut. Ai tha se do të këshillohet me presidentin Bush në se politika amerikane është që të izolojë Rusinë. Presidenti rus i kundershtoi me force kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj reformave të tij politike, midis të cilave edhe ndryshimi i ligjit që guvernatorët të mos zgjidhen me votën e popullit por të emërorhen nga Kramlini.

Zoti Putin tha se ai nuk është i mahnitur nga ato që po ndodhin në Shtetet e e Bashkuara, por tha se e konsideron presidentin Bush si një njeri shumë të arsyeshëm. Zoti Putin përsëriti edhe një herë se ai nuk do të kandidojë për një mandat të tretë presidencial. Në Washington, një zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit hodhi poshtë çdo sugjerim se Shtetet e Bashkuara përpiqen të izolojnë Rusinë.

XS
SM
MD
LG