Lidhje

Sot palestinezët votuan për zgjedhjet komunare - 2004-12-23


Mijëra palestinezë shkuan sot në qendrat e votimit të Bregut Perëndimor për të votuar në zgjedhjet e para të komunave prej afro tre dekadash. Pjesëmarrja në votime ishte e madhe, dhe kjo shihet gjerësisht si provë për zgjedhjet presidenciale të 9 janarit.

Dita e sotme shënon herën e parë që organizata militante Hamas dhe lëvizja mbizotëruese Fatah konkurrojnë për votat palestineze. Hamasi mbetet kundërshtar i një shteti hebraik, ndërkohë që Fatahu mbështet bisedimet për paqe me Izraelin dhe kërkon shtetin palestinez në tokën e marrë nga Izraeli në luftën e vitit 1967. Më shumë se 140 mijë njerëz kishin të drejtën për të votuar në 26 komunitete.

Më shumë se 800 kandidatë konkurojnë për postet lokale. Raundi tjetër i votimeve për komuna në komunitetet e tjera palestineze do të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm pas zgjedhjeve presidenciale.

XS
SM
MD
LG