Lidhje

Fraksioni Fatah duket se do të jetë fituesi i zgjedhjeve lokale palestineze - 2004-12-24


Njoftimet nga Bregu Perëndimor bëjnë të ditur se fraksioni Fatah duket se do të jetë fituesi i zgjedhjeve lokale, megjithë përfaqësimin e mirë në to të grupit ekstremist Hamas. Këto janë zgjedhjet e para lokale që nga viti 1976.

Rreth 150 mijë veta morën pjesë dje në zgjedhje në 26 komunitete të Bregut Perëndimor. Rezultatet pritet të bëhen publike nesër.

Gjatë muajve të ardhshëm, zgjedhje të ngjashme do të mbahen me faza në pjesën tjetër të territoreve palestineze. Zgjedhjet e djeshme u konsideruan si një provë popullariteti midis Fatahut dhe Hamasit për zgjedhjet presidenciale palestineze që do të zhvillohen më 9 janar. Hamasi ka thënë tashmë se nuk do të marrë pjesë në ato zgjedhje.

Garën për zgjedhjet presidenciale e kryeson kandidati i grupit Fatah, ish-kryeministri palestinez, Mahmud Kureja.

XS
SM
MD
LG