Lidhje

Ukraina një ditë para zgjedhjeve - 2004-12-25


Në Ukrainë, ditën e fundit të fushatës për raundin e nesërm të zgjedhjeve presidenciale dy kandidatët u përplasën rreth marrëdhënieve me Perëndimin.

Udhëheqësi i opozitës, Viktori Jushçenko, tha dje përsëri se përparësia e tij do të jetë integrimi i Ukrainës me Evropën.

Kryeministri pro rus Viktor Janukoviç e akuzoi rivalin e tij se po u shërben interesave të fuqive të huaja.

Presidenti Leonid Kuçma akuzoi te dyja palët se po vënë interesat personale mbi interesat e vendit, por tha gjithashtu se i shikon zhvillimet e kohëve të fundit me mirëkuptim.

Votimi i nesërm është i treti branda më pak se dy muajsh.

Anketat e fundit të opinionit tregojnë se zoti Jushçenko gëzon mbështetje më të madhe në fushatën e ashpër që kërcënon ta përçajë këtë vend me 48 milionë banorë.

Zoti Janukoviç thotë se atij i kanë vjedhur fitoren në zgjedhjet presidenciale. Ai u shpall fitues i raundit të dytë më 21 nëntor, por Gjykata e Lartë i shpalli rezultatet të pavlefshme për shkak të mashtrimeve në votim.

XS
SM
MD
LG