Lidhje

Miliona të krishterë festojnë Krishlindjet - 2004-12-25


Qindra miliona të krishterë në gjithë botën festuan sot Krishtlindjet. Papa Gjon Pali, në mesazhin e tij tradicional të Krishtlindjeve, shprehu shqetësimin për dhunën në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Ati i Shenjtë tha se e ndjek me mjaft shqetësim gjendjen në Irak. Ai tha se është gjithashtu i shqetësuar për gjendjen në Tokën e Shenjtë, por se ka besim të patundur tek perspektiva për paqe atje.

Presidenti Bush u bëri thirrje amerikanëve në ditën e Krishtlindjeve për të ndihmuar ata që janë më në nevojë. Presidenti vlerësoi gjithashtu amerikanët që shërbejnë në Afganistan, Irak dhe kudo tjetër në botë.

Mbretëresha Elizabet e Britanisë u dërgoi një mesazh të posaçëm në radio trupave britanike që shërbejnë kudo në botë, duke shprehur krenari dhe mirënjohje. Më pas në mesazhin e saj të përvitshëm të Krishtlindjeve në televizion, Mbretëresha e vuri theksin tek larmia etnike dhe fetare e Britanisë dhe bëri thirrje për tolerancë.

XS
SM
MD
LG