Lidhje

Sonda evropiane e hapësirës mbërrin në Saturn - 2004-12-25


Pas një udhëtimi 7 vjeçar, një sondë evropiane e hapësirës, ka mbërritur thuajse në destinacionin e saj, hënën misterioze të Saturnit, Titan.

Sonda e hapësirës Haigenz, është tani në drejtim të Titanit, pasi u shkëput dje me sukses nga një anije hapësinore amerikane, Cassini. Ajo pritet të ulet në hënën e saturnit pas rreth tri javësh.

Sonda do të grumbullojë të dhëna për përbërjen e atmosferës së Titanit. Kjo hënë është e vetmja në sistemin diellor që ka një atmosferë të konsiderueshme.

Shkencëtarët besojnë se kushtet në Titan janë të ngjashme me ato të tokës para se të zhvillohej jeta dhe kjo mund të ndihmojë që të kuptohet origjina e atmosferës së Tokës.

Projekti është një program i përbashkët mes agjencisë amerikane të hapësirës NASA me ato evropiane dhe italiane.

XS
SM
MD
LG