Lidhje

Industria e argëtimit në 2004ën - 2004-12-26


ndustria e argëtimit pati edhe një vit tjetër të suksesshëm në vitin 2004. Charlene Sarmiento i hedh një vështrim ngjarjeve, filmave dhe muzikës së këtij viti.

Në kinematografi, The Lord of the Rings: The Return of the King, filmi i fundit i trilogjisë The Lord of the Rings, mori 11 çmime nga akademia e filmit. Ky film fitoi në të gjitha kategoritë për të cilat konkuronte.

Një nga filmat më të debatueshëm të vitit ishte “The Passon of the Christ” që përshkruan orët e fundit të jetës dhe kryqësimin e Jezu Kishtit. Filmit me regjisor, Mel Gibsonin, nuk i mungonte dhuna dhe ishte realizuar në gjuhën aramike me përkthim anglisht. Ai ishte filmi i dytë që nxorri më shumë fitime në vit. natural sound - shrek 2

Filmi që nxorri më shumë fitime në 2004 ishte Shrek 2, film vizatimor rreth një krijese të shëmtuar që takon prindërit e gruas së tij të re, princeshës Fiona. Filmi nxorri më shumë se 880 milionë dollarë fitime në gjithë botën.

Këngëtari i muzikës Pop, Usher, shënoi suksesin më të madh të vitit me këngën “Yeah”. Usher fitoi disa çmime këtë vit dhe konkuron për 8 çmime Grammy. Albumi i tij “Confessions” u shit në më shumë se 7 milionë kopje.

Këngëtari i ri më i suksesshëm i vitit, repisti Kanye West i cili kishte regjistruar më parë këngë për artistë të tjerë, debutoi me albumin “College Dropout”, që konkuron për 10 çmime Grammy.

Këngëtari legjendar, Ray Charles, i cili vdiq këtë vit, u emërua për 7 çmime Grammy për albumin e tij “Genius Loves Company”. natural sound - friends

Një nga komeditë më popullore në Shtetet e Bashkuara ajo “Friends”, përfundoi pas 10 sezonesh. Kjo shfaqje që përshkruan jetën e 6 shokëve në New York, është vlerësuar si komedia më e mirë në 6 vjetët e fundit.

Këngëtarja e muzikës Pop, Jenet Jackson, pati atë që u cilësua si “garderobë jofunksionale” gjatë pushimit të ndeshjes finale të futbollit që transmetohej drejt për drejt në televizion. Këngëtari Justin Timberlane i hoqi asaj një pjesë të kostumit, duke i ekspozuar gjoksin. Rrjeti televiziv C-B-S që po trasmetonte programin u gjobit me 500 mijë dollarë, gjoba më e lartë për një kanal transmetimesh. Incidenti u bë shkak për një vit të tërë hetimesh nga Komisioni Federal amerikan i Komunikimit lidhur me etikën e transmetimeve.

XS
SM
MD
LG