Lidhje

Manastiri i Deçanit - 2004-12-26


Një nga thesaret e arkitekturës së Kosovës është manastiri i Deçanit në afërsi të Pejës, në pjesën e saj malore në perëndim. Korrespondenti ynë, Barry Wood, vizitoi kohët e fundit këtë kishë ortodokse të shekullit të 14-të, që është klasifikuar nga UNESKO-ja si thesar botëror.

E vendosur në faqen e një kodre të pyllëzuar, manastiri i Deçanit është një ndërtesë me harqe të hijshëm dhe me një kupolë të vogël. Historianët e artit e cilësojnë atë si ndërtimin më të rëndësishëm mesjetar në atë pjesë të Evropës. Ajo u ndërtua nga mbreti i Sërbisë, Dusan Decanski aty nga mesi i viteve 1300 dhe është kisha më e madhe mesjetare në Ballkan.

Ashtu si për shekuj me radhë, murgjit e Deçanit bëjnë një jetë të thjeshtë, duke e prodhuar vetë ushqimin që u nevojitet. Atë Nektarije është një nga 34 murgjit ortodoksë që jetojnë në manastir. “Ne jemi në pjesën e parë të manastirit të Deçanit. Kjo është një ndërtesë shumë e vjetër, e ruajtur deri më sot në atë formë si në kohën që u ndërtua”.

Afresket e mureve të manastirit, që paraqesin skena të biblës janë mes thesareve të tij më të mëdha. Por të gjitha këto janë të kërcënuara sepse Deçani është sot zonë konflikti. Banorët jashtë mureve të manastirit janë shqiptarë etnikë që kundërshtojnë fuqimisht çdo formë sovraniteti të Sërbisë ndaj Kosovës. Përveç murgjve, në këtë rajon ka pak sërbë. Murgjit e Deçanit dhe manastiri mbrohen gjatë gjithë 24 orëve nga trupat italiane të forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë. At Nektarije thotë se murgjit dhe pak sërbë brenda kompleksit janë mirënjohës për këtë mbrojtje. “Ne jetojmë në manastir si në burg. Ne nuk mund të shkojmë në fshat për të blerë çfarë na duhet siç bënim më parë. Ne nuk mund të shkojmë në fshtat për të ndihmuar dikë ashtu siç bënim më parë”.

Në muajin mars, kur Kosova u përfshi në trazirat anti-sërbe, Deçani shpëtoi për mrekulli pa u shkatërruar. Nënkryetari i Kishën Ortodokse, At Sava, thotë se megjithë se Deçani ndodhet në Kosovë, ai është epiqendra e fesë dhe kulturës sërbe. “Shpirti i populit tonë është i mishëruar në këto vende të shenja si masatiri i Deçanit, patriarkana e Pejës dhe manastiri i Graçanicës. Kjo është gjithashtu historia jonë dhe indentiteti ynë. Këto nuk janë vetëm monumente që mund të rindërtohen dhe të transferohen diku gjetkë. Ato janë historia jonë, cilët jemi ne dhe cilët duhet të jemi”.

At Sava dhe murgj të tjerë shpresojnë se cilado qoftë e ardhmja e Kosovës, Deçani do të jetë një vend paqësor dhe një vend që do t’i bashkojë njerëzit për të festuar sëbashku një thesar arkitektonik që i ka rrezistuar kohës për rreth 700 vjet.

XS
SM
MD
LG