Lidhje

Mijëra të vdekur nga tërmeti në Oqeanin Indian - 2004-12-26


Më shumë se 10 mijë e 500 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë figurojnë të humbur në mbarë Azinë pas një tërmeti të fuqishëm në Oqeanin Indian në afërsi të Indonezisë i cili shkaktoi dallgë masive që goditën bregdetet e një numrë vendesh aziatike

Numri i të vdekurve vazhdon të rritet nga tërmeti shkatërrues prej 8 presje 9 ballësh më i fuqishmi në 40 vjet.

Vendet e goditura më shumë janë Sri Lanka, India, Indonezia, ishujt Maldive dhe Tailanda.

Mijëra njerëz janë plagosur dhe mijëra të tjerë figurojnë të humbur, përfshi peshkatarë dhe turistë që po vizitonin Azinë Juglindore në sezonin e populluar turistik.

Vendi me numrin më të madh të viktimave deri tani është Indnezia që është edhe vendi më pranë epiqendrës së tërmetit me më shumë se 4 mijë e 100 të vdekur.

Sri Lanka shpalli gjendjen e jashtëzakonshme me më shumë se 3 mijë e 500 njerëz të vdekur dhe një milion të pastrehë.

Në Indi autoritetet thanë se të paktën 2 mijë e 300 njerëz kanë vdekur përgjatë qyteteve bregdetare. Një zyrtar në ishullin Andaman të Indisë tha se të aty ka të paktën 300 të vrarë dhe numri totall pritet të kapë shifrën e 1 mijë vetëve.

Zyrtarët tailandezë thonë se rreth 300 njerëz kanë vdekur dhe gati 2 mijë janë plagosur ndërkohë që shumë të tjerë figurojnë të humbur.

Ishujt Maldive kanë shpallur gjithashtu gjenden e jashtëzakonshme. Tërmeti ka shkaktuar viktima edhe në Burma dhe të paktën 28 të tjerë në Malajzi.

XS
SM
MD
LG