Lidhje

Sipas rezultateve paraprake, duket se Viktor Jushçenko ka fituar - 2004-12-27


Duket se udhëheqësi i opozitë në Ukrainë, Viktor Jushçenko, do të bëhet presidenti i ri i vendit.

Pas numrimit të më shumë se gjysmës së votave, kandidati pro perëndimor Jushçenko kryeson me 56 për qind ndaj Kryeministrit Viktor Janukoviç. Edhe sipas tre sondazhe të ndryshme të zhvilluara në qendrat e votimit, zoti Jushçenko kryeon me 15 për qind diferencë.

Zoti Jushçenko u tha mijëra përkrahësve që brohorisnin në qendër të Kievit se fitorja u përkiste atyre. Ai tha se Ukrania fitoi pavarësinë 14 vjet më parë, por vetëm tani është bërë plotësisht e lirë.

Kryeministrit pro rus Viktor Janukoviç tha se në qoftë se humb, ai do të krijojë një opozitë të fuqishme.

Zyrtarët ukrainas thonë se në votim morën pjesë rreth 75 për qind e zgjedhësve të regjistruar dhe se nuk ka pasur njoftime për parregullsi.

Votimi u vëzhgua edhe nga më shumë se një mijë e 200 vëzhgues ndërkombëtarë të zgjedhjeve.

Gjykata e Lartë e Ukrainës urdhëroi zhvillimin e raundit të djeshëm pasi shpalli të pavlfeshme fitoren e Kryeministrit Janukoviç në raundin e 21 nëntorit për shkak të mashtrimeve në shkallë të gjerë.

XS
SM
MD
LG