Lidhje

Kryeministri i Ukrainës Janukoviç tha se do të ankohet për rezultatin e zgjedhjeve    - 2004-12-27


Kryeminsitri i Ukrainës Viktor Janukoviç tha se do të ankohet në gjykatën e lartë të vendit për rezultatin e zgjedhjeve të djeshme presidenciale.

Rezultatet nuk janë ende përfundimtare, por sipas njoftimeve zyrtare udhëheqësi i opzoitës Viktor Jushçenko kryeson me 52 përqind të votave ndaj 44 që ka zoti Janukoviç.

Duke pranuar me sa duket këtë rezultat të pritshëm, OSBE-ja tha se zgjedhjet e djeshme presidenciale treguan se Ukraina është tani shumë më pranë plotësimit të standardeve ndërkombëtare.

Kreu i vëzhguesve të OSBE-së tha sot se Ukraina mund të jetë krenare se ka hedhur një hap të madh drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Votimet e djeshme u ndoqën nga rreth 120 mijë vëzhgues ndërkombëtarë dhe sipas njoftimeve të sotme parregullsitë ishin shumë më të pakta se në balotazhn e parë, që gjykata e lartë e Ukrainës e shpalli të pavlefshëm.

Reagime të udhëheqësve botërorë për zgjedhjet në Ukrainë

Presidenti polak Aleksandër Kwasniewski uroi udhëheqësin e opozitës ukrainase Viktor Yushchenko, për fitoren e tij në zgjedhjet e djeshme. Udhëheqësi polak, që kishte luajtur rol si ndërmjetës në krizën politike të Ukrainës tha sot se rezultati jep shenja të mira për marrëdhëniet mes Kievit dhe Evropës. Presidenti Kwasniewski e ftoi zotin Yushchenko për një vizitë në Poloni muajin e ardhshëm.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso i vlerësoi rezultatet e zgjedhjeve dhe përsëriti paralajmërimin se fushata përçarëse para zgjedhjeve nuk duhet të çojë në shpërbërjen e Ukrainës.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Sekretari Amerikan i Shtetit Colin Powell, i cili tha se Ukraina ka të drejtë të jetë krenare për hapin që hodhi drejt demokracisë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin demokratik në Ukrainë, jo kandidatë të veçantë.

Komisionerja për Marrëdhëniet me Jashtë e Komisionit Evropian Benita Ferrero-Waldner tha se ka në plan të vizitojë Ukrainën së shpejti për t’i hapur rrugën bashkëpunimit mes këtij vendi dhe Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG