Lidhje

Irak: Vriten 23 policë dhe anëtarë të gardës kombëtare - 2004-12-28


Kryengritësit në Irak kryen sot një seri sulmesh në veri të Bagdadit kundër forcave të sigurimit, duke vrarë 23 policë dhe anëtarë të gardës kombëtare.

Të paktën 18 policë ishin mes të vrarëve. Autoritetet thanë se sulmet u kryen me të shtëna armësh dhe shpërthime autobombash në qytetet e Tikritit, Samarës, Baladit dhe Bakubës.

Në Bagdad zyrtarët thanë se një zyrtar i Gardës Kombëtare i shpëtoi atentatit kur një autobombë shpërtheu në afërsi të shtëpisë së tij. Të paktën 6 anëtarë të gardës kombëtare u plagosën në këtë shpërthim.

Gjenerali amerikan, Jeffrey Hammond, u tha gazetarëve në Bagdad se ushtria amerikane në Irak pret shtimin e sulmeve dhe atentateve para zgjedhjeve të 30 janarit.

XS
SM
MD
LG