Lidhje

Arabia Saudite: Parandalohen dy sulme vetëvrasëse - 2004-12-29


Burimet saudite të sigurisë thonë se policia parandaloi dy sulme vetëvrasëse ndaj objekteve qeveritare. Në incidentin e parë, autoritetet thonë se autori i sulmit u përpoq të hynte me makinën e tij në Ministrinë e Brendshme, por dështoi dhe makina shpërtheu jashtë kompleksit.

Edhe një sulm tjetër dështoi, kur një makinë bombë nuk hyri dot në një objekt stërvitor.

Televizioni saudit shfaqi pamje të forcave të policisë që po bllokonin zonën përreth ministrisë. Televizioni Al-Arabija tha se u dëgjuan të shtëna pranë një tuneli që çon në Ministrinë e Brendshme në Riyad. Forcat e sigurimit e izoluan mbarë rajonin.

Sot, më parë, autoritetet e Riyadit thanë se forcat e sigurimit vranë një person të dyshuar si terrorist, i cili hapi zjarr dhe hodhi një mjet shpërthyes në drejtim të policisë.

Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme thuhej se personi i dyshuar hapi zjarr nga makina e tij, para se të hidhte një bombë artizanale.

Në një deklaratë të veçantë, Ministria e Brendshme tha se në një tjetër këmbim zjarri të martën në të njëjtën lagje, la të vrarë një person të dyshuar për terrorizëm dhe një civil, në një stacion benzine.

XS
SM
MD
LG