Lidhje

Shkenca dhe mjekësia në 2004 - 2004-12-29


Një nga zhvillimet më emocionuese të vitit 2004 ishte përparimi drejt prodhimit të një vaksine për malarjen. Megjithëse nuk është akoma në nivelin e duhur, kërkuesit spanjolë janë inkurajuar nga rezultatet e një prove në Mozambik. 6 muaj mbas vaksinimit të 2000 fëmijëve me këtë vaksinë provë, një e treta e tyre nuk u infektua nga malarja.

Në Shtetet e Bashkuara kërkuesit po punojnë në prodhimin e një vaksine më të mirë kunder lisë, sëmundje e cila sipas zyrtarëve të bioterrorizmit mund të përdoret si armë e shkatërrimit në masë.

Shkencëtarët kanë zbuluar një përbërje e provuar të jetë 100 përqind efektive për të mbrojtur majmunët nga virusi i Ebolës, një tjetër agjent biologjik helmues i cili mund të përdoret nga terroristët.

Gjithashtu shkencëtarët nga Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetsisë po përparojnë në zbulimin e një vaksine kundër gripit i shpendëve i cili sipas zyrtërëve ndërkombëëtarë të shëndetësisë mund të shkaktojë vdekje në masë.

Veç sëmundjeve të mësipërme gjithmonë ekziston virusi HIV që shkakton Sidën e cila ka infektuar miliona njerëz nëpër botë. Anthony Fauci është drejtuesi i Institutit Kombëtar Amerikan për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektuese. Ai thotë se përprimi në një fushë mund të çojë në zbulime në fusha të tjera.

”Zbulimi më i rëndësishëm do të ishte zbulimi i një vaksine për të luftuar virusin HIV, por mendoj se nuk do të jetë e mundur së shpejti. Shpresoj se do të jemi më afër arritjes së qëllimit gjatë 2005”.

David Baltimore, drejtor i Institutit Teknologjik të Kalifornisë dhe fitues i çmimit Nobel në mjekësi, mendon se problemi më i ngutshëm është energjia. Vendet ekonomia e të cilave varet nga nafta, në të cilat përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara, duhet të zbulojnë një burim tjetër energjie sepse burimet e naftës janë të kufizuara dhe këto shtete varen nga vendet me burime të mëdha naftëmbajtëse.

Zoti Baltimore i cili ia ka kushtuar karrierën e tij shkencës së biologjisë, thotë se specialistët duhet të përqendrohen më shumë në zbulimin e burime alternative të energjisë, duke përfshirë këtu forcën e erës, energjinë bërthamore dhe t’i kushtojnë më pak vëmendje kërkimeve mjekësore.

”Unë jam më i shqetësuar për energjinë dhe mendoj se ky do të jenë problemi ynë kryesor në dy dekadat e ardhëshme. Megjithë mundësitë tona për t’u bërë ballë problemeve të shëndetit kemi të bëjmë me një paradoks, do të jemi më të shëndetshëm por më të shqetësuar për problemin e energjisë”.

Astronomët shpresojnë të njohin më shumë për planetët fqinj të tokës. Vitin e kaluar shkencëtarët patën mbresa nga informacionet e marra nga dy robotë eksplorues në planetin Mars të quajtur Opportunity dhe Spirit. Informacionet e tyre lënë të kuptohet se në ’planetin e kuq’ dikur ka patur ujë. Gjithashtu sonda hapësinore Cassini solli një pamje shumë të qartë të unazave të cilat rrethojnë planetin e dytë nga madhësia të Galaktikës sonë.

Ky vit ka patur gjithashtu edhe katastrofa. Anija e hapësirës pa ekuipazh, Genesis u përplas gjatë uljes në Utah. Shkencëtarët mblodhen për të studiuar materialet që mundën.

Një anije tjetër e sponsorizuar privatisht, e quajtur SpaceShipOne, ishte e para nismë private e cila arriti lartësinë 115 km në hapësirën jashtëtokësore, duke marrë kështu çmimin prej 10 milionë dollarësh. Krijuesi i SpacaShipOne dhe të tjerë do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre për udhëtime të tjera jashtëtokësore private në vitin 2005.

Kërkimet mbi qelizat embrionale do të jenë përsëri në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara. Mbi këtë temë politikanët dhe shkencëtarët debatojnë nëse qelizat nga embrionet njerëzorë mund të rriten në një grup qelizash të tjera për të trajtuar disa lloj sëmundjesh. Të gjithë janë dakord se procesi i klonimit të njerëzve nuk eshte etik, por ç’do të thonim për klonimin e maceve?

Fundi i 2004 solli edhe lajmin se një grua në Texas pagoi 50 mijë dollarë për të klonuar macen e saj 17 vjeçare të ngordhur vitin e kaluar. Për klonimin e saj u përdor ADN nga nje paraardhes i maces. Sipas të zonjës kotelja ishte identike me macen që gruaja kishte humbur.

XS
SM
MD
LG