Lidhje

Vendet perëndimore në ndihmë të viktimave në Azinë jugore - 2004-12-30


Agjencitë ndërkombëtare të ndihmave po bëjnë ç’është e mundur për të dërguar furnizime të ngutshme në zonat e tronditura nga dallgët shkatërrimtare të ditës së dielë. Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara thonë se këto janë përpjekjet më të mëdha të ndihmave të ndërmarra ndonjëherë.

Zyrtari që drejton programin e ndihmave të OKB-së, Jan Egeland, tha se bashkërendimi është shumë i rëndësishëm për dërgimin e ushqimeve, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera për miliona njerëz të prekur nga katastrofa. Ai përshëndeti njoftimin e Presidentit Bush për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara, Australia, India dhe Japonia, për të punuar për dërgimin e ndihmave si edhe në procesin afatgjatë të rimëkëmbjes në vendet e goditura nga katastrofa.

Zoti Egeland tha se përpjekjet e ndihmave po shpëtojnë jetën e mijëra njerëzve në ditë. Por, ai theksoi se një thirrje për ndihma më të mëdha do të bëhet më 6 janar. Zyrtarët e OKB-së parashikojnë se do të nevojiten miliarda dollarë për të përballuar dëmet e katastrofës.

Spanja thotë se do të japë afro 70 milionë dollarë ndihma. Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Japonia kanë premtuar nga 30 milionë apo më shumë, ndërsa Britania, Franca dhe Australia pak nën 30 milionë dollarë secila. ndërkombëtare të ndihmave po bëjnë ç’është e mundur për të dërguar furnizime të ngutshme në zonat e tronditura nga dallgët shkatërrimtare të ditës së dielë. Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara thonë se këto janë përpjekjet më të mëdha të ndihmave të ndërmarra ndonjëherë.

Zyrtari që drejton programin e ndihmave të OKB-së, Jan Egeland, tha se bashkërendimi është shumë i rëndësishëm për dërgimin e ushqimeve, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera për miliona njerëz të prekur nga katastrofa. Ai përshëndeti njoftimin e Presidentit Bush për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara, Australia, India dhe Japonia, për të punuar për dërgimin e ndihmave si edhe në procesin afatgjatë të rimëkëmbjes në vendet e goditura nga katastrofa.

Zoti Egeland tha se përpjekjet e ndihmave po shpëtojnë jetën e mijëra njerëzve në ditë. Por, ai theksoi se një thirrje për ndihma më të mëdha do të bëhet më 6 janar. Zyrtarët e OKB-së parashikojnë se do të nevojiten miliarda dollarë për të përballuar dëmet e katastrofës.

Spanja thotë se do të japë afro 70 milionë dollarë ndihma. Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Japonia kanë premtuar nga 30 milionë apo më shumë, ndërsa Britania, Franca dhe Australia pak nën 30 milionë dollarë secila.

XS
SM
MD
LG