Lidhje

Forcat e sigurimit irakian ndalojnë 49 kryengritës  - 2004-12-31


Trupat amerikane dhe forcat e sigurimit irakian ndaluan 49 kryengritës të dyshuar në veri të Bagdatit, ndërkohë që vazhdojnë operacionet për ta përgatitur vendin për zgjedhjet e 30 janarit.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë njoftuan se operacioni sot në agim u krye në qytetin e Duluijahut, në trekëndëshin suni të përfshirë nga kryengritësit, në veri dhe perëndim të Bagdatit.

Ndërkohë po në kryeqytetin irakian, zjarrfikësit shuan një zjarr në rafinerinë kryesore të naftës të qytetit, e cila u sulmua nga elementë sabotatorë dje vonë. Po sot në afërsi të Faluxhas, u gjet trupi i një anëtari të rojes bregdetare irakiane, pranë të cilit ndodhej një letër, në të cilën paralajmëroheshin persona të tjerë që të mos bashkëpunojnë me forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Forcat e sigurimit të Irakut kanë qënë objektivi kryesor i dhunës së kryengritësve. Ndërkohë, parlamenti i Koresë së Jugut votoi sot me shumicë dërmuese votash për të mbajtur në Irakun verior edhe për një vit 3 mijë e 600 trupa.

XS
SM
MD
LG