Lidhje

Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqjen - 2004-12-31


Kryeministri i Ukrainës, Viktor Janukoviç dha dorëheqjen, por refuzon të pranojë humbjen në zgjedhjet e përsëritura presidenciale të së dielës.

Në fjalën që mbajti sot në televizionin e vendit, zoti Janukoviç tha se kishte kërkuar zyrtarisht dorëheqjen. Ai tha se do ta apelojë në Gjykatën e Lartë rezultatin e zgjedhjeve, por nuk ka shumë shpresë që të jetë i suksesshëm në këtë përpjekje të tij.

Kryeministri ukrainas dha dorëheqjen një ditë pasi Gjykata e Lartë e Ukrainës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hodhën poshtë ankesat për mashtrime në zgjedhje.

Rezultatet përfundimtare jo-zyrtare tregojnë se udhëheqësi i opozitës, Viktor Janukovich i fitoi zgjedhjet presidenciale, duke siguruar më tepër se 2 milionë vota.

Ndërkohë, zoti Jushçenko ka ftuar presidentin gjeorgjian Mikhail Saakashvili për të marrë pjesë në festimet e Vitit të Ri në sheshin kryesor të Kievit.

XS
SM
MD
LG