Lidhje

Partneriteti afgano-amerikan përmirëson ndjeshëm kujdesin shëndetësor në Afganistan  - 2005-01-01


Kujdesi shëndetësor për afganët është përmirësuar ndjeshëm që nga ditët kur regjimi taleban nuk i lejonte gratë të punonin si infermiere e mjeke apo që të dilnin jashtë shtëpisë për të kërkuar trajtim mjekësor. Por, nevojat e Afganistanit në fushën e shëndetësisë janë ende të mëdha. Malaria vazhdon të jetë problem serioz. Në shumë raste, kujdesi shëndetësor amënor nuk është i mjaftueshëm. Fëmijët vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe sëmundje të trajtueshme.

“Gjatë periudhës së regjimit taleban, ne nuk mund të dilnim as jashtë shtëpisë”, thotë Nafasguli, nëna e Firdasit dy cjeçar. “Unë nuk mund të çoja as djalin tim tek mjeku”, thekson ajo. Ndërkohë që Nafasguli pret, djali i saj po trajtohet për simptoma të një sëmundjeje zorrësh në një klinikë të re në Çarikar të Afganistanit, e para nga 226 klinika që po ndërtohen nga Shtetet e Bashkuara në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore të këtijn vendi.

Shtetret e Bashkuara kanë rindëretuar tashmë 20 kilinika e spitale dhe 199 të tjera janë në rindërtim apo riparim e sipër. Shtetet e Bashkuara kanë siguruar financimin për trajtimin e 700 mijë rasteve të malaries dhe për vaksinimin kundër fruthit dhe poliomeilitit për më shumë se 4 milionë fëmijë afganë. Ndihma amerikane ka mbështetur shërbimet bazë shëndetësore për afro 5 milionë afganë në 13 krahina të Afganistanit, duke u përqendruar kryesisht tek nevojat shëndetësore të grave dhe fëmijëve.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka thënë: “çfarçdo që kemi arritur, paqen, rindërtimin, faktin që Afganistani është përsëri anëtar i respektuar i komunitetit ndërkombëtar, janë rrjedhim i ndihmës që na kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Riçard Armitixh, thotë se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për të ndihmuar Afganistanin: “I vetmi ndryshim që mund të ndodhë gjatë 4 viteve të ardhshëm të administratës së Presidentit Bush, është rritja e mëtejshme e ndihmës dhe mbështetjes sonë për Afdganistanin.”

“Mbarë populli amerikan, theksoi zoti Armitixh, mbështet ato që po bëhen në Afganistan.”

XS
SM
MD
LG