Lidhje

Kroatët u drejtohen kutive të votimit - 2005-01-01


Kroatët do të votojnë nesër për zgjedhjet presidenciale të cilat venë përballë presidentin e tanishëm Stipe Mesiç dhe 12 rivalë të tij.

70-vjeçari Mesiç kryeson në anketat e opinionit dhe mbështetja ndaj tij është rreth 50 përqind. Rivalja e tij kryesore është zëvendës kryeministrja konservatore Jadranka Kosor, e cila gëzon 30 përqind më pak mbështetje.

Nëse asnjëri kandidat nuk siguron numrin e mjaftueshëm të votave, balotazhi do të mbahet më 16 janar.

Zoti Mesiç u zgjodh për herë të parë në vitin 2000, pas vdekjes së nacionalistit autokrat Franjo Tudjman. Gjatë katër vjetëve të fundit, zoti Mesiç e ka udhëhequr Kroacinë në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe bisedimet e pranimit pritet të fillojnë në muajin mars.

Edhe zonja Kosor, mbështetëse e fuqishme e kryeministrit konservator Ivo Sanader, ka shprehur mbështetje për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Partia e saj i fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluarf me shumicë dërrmuese votash.

XS
SM
MD
LG