Lidhje

Viti i ri në Irak fillon me sulme të reja - 2005-01-02


Kryengritësit irakianë e filluan vitin e ri me një seri shpërthimesh dhe atentatesh, duke vrarë mbi dhjetë vetë, përfshirë një marins amerikan dhe dy zyrtarë të qeverisë irakiane.

Një zëdhënës ushtarak tha se marinsi u vra dje, kur një nga tri bombat e vendosura në anë të rrugës shpërtheu në Bagdad. Në këtë sulm u plagos edhe një marins tjetër.

Po dje, nënsekretari amerikan i Shtetit, Riçard Armitixh, bëri një vizitë të paparitur në Irakun verior për t’u takuar me udhëheqësin politik kurd, Masud Barzani.

Zoti Armitixh ndodhet në një turne 5 ditësh në rajon për bisedime mbi përpjekjet për të ndihmuar Irakun të përgatitet për zgjedhjet e 30 janarit. Gjatë këtij turneu, nënsekretari amerikan i shtetit do të vizitojë edhe Turqinë, Jordaninë e Sirinë.

XS
SM
MD
LG