Lidhje

Anan: 10 vjet për rindërtimin e zonave të goditura nga cunami - 2005-01-02


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, thotë se do të duhen deri në 10 vjet për rindërtimin e zonave të goditura nga cunami vdekjeprurës i javës së kaluar.

Zoti Anan tha se kjo është katasrofa më e madhe me të cilat janë përballur ndonjëherë Kombet e Bashkuara.

Cunami ka prekur rëndë vijën bregdetare në më shumë se 10 vende të Oqeanit Indian, duke lënë 127 mijë të vdekur, sipas shifrave zyrtare. Zoti Anan do të shkojë këtë javë në Azinë jugore ku do të marrë pjesë në një konferencë të nivelit të lartë lidhur me operacionet e ndihmave. Udhëheqësit botërorë që do të marrin pjesë në konferencën e Xhakartës do të bëjnë gjithashtu thirrje për më shumë ndihma.

Në konferencë pritet të marrë pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, i cili po shkon në rajon ku do të vizitojë Tajlandën dhe Indonezinë për të vlerësuar dëmet. Ai i tha televizionit NBC se fondet prej 350 milion dollarësh të premtuara nga Shtetet e Bashkuara mund të shtohen sepse kjo është një nga katastrofat më të mëdha që ka parë bota.

XS
SM
MD
LG